Rikthehet dëbora, reshje të dendura në Veri

Reshje të dendura dëbore në qytetin e Kukësit, mjegull dhe temperatura të ulëta, borë edhe në fshatra e zonat e thella malore.

Akset rrugore kombëtare nën pushtetin e borës. Po punohet nga kompanitë kontraktore për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës.

Deri tani nuk raportohet për probleme në qarkullim. Këshillohet lëvizja me pajisje dimërore sidomos në rrugët rurale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?