Rikthehet dimri në pranverë, Korça zbardhet nga bora

Reshjet e dëborës janë rikthyer këtë të martë në disa zona të vendit. Rajoni juglindor është zbardhur nga reshjet e borës në prag të Ditës së Verës.

Në Korçë paraqitet një situate normale, ndërsa në lartësitë mbi 1200 m reshjet e dëborës vijojnë të bien.

Akset rrugore janë të kalueshme dhe qarkullimi i automjeteve vijon të jetë normal. Ndërkohë sot edhe ARRSH-ja njoftoi për situatën e rrugëve, ku në disa akse rekomandohet përdorimi i zinxhirëve si pasojë e reshjeve të dëborës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?