Rikthehet energjia, 7-vjeçarja e sëmurë rivendos aparatin e frymëmarrjes. Nëna: Na ndihmoni

Sot Stela mund të marrë frymë lirisht, falë aparatit të saj. Vogëlushja 7-vjeçare është më e lumtura e familjes Dervishi pasi OSHEE riktheu një ditë më parë energjinë e munguar prej ditësh në këtë banesë gati të rrënuar në fshatin Lekaj.

Mes mjerimit që e rrethon banesën, gëzimi në sytë e Stelës është ai që reflektohet dukshëm. Ajo entuziazmohet kur vë aparatin për të jetuar dhe marrë frymë si gjithë të tjerët.

Por problemet e familjes Dervishi nuk kane të sosur. Varfëri, sëmundje dhe mjerim janë sfidat me të cilat përballen çdo dite 4 pjesëtarët e familjes. Pa ndihmë ekonomike, të cilën nuk e kanë marrë deri më sot, pasi kurrë nuk kanë aplikuar, puna rastësore e kryefamiljarit është ajo me të cilën mbahen 4 frymët.

Thirrjen më të sinqertë e ka Stela, e cila edhe pse kaq e vogël çdo ditë provon halle me peshë të rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mundet të shohë dhimbjen në sytë e dy vogëlushëve të saj. Tefta Dervishi kërkon qe dikush t’iu shtrijë dorën e t’i nxjerrë nga bataku, përbuzja dhe harresa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?