Rikthehet kaosi dhe trafiku në Tiranë
Heqja e masave kufizuese ka rikthyer në Tiranë kaosin dhe trafikun. Qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë situatë, ndërsa shprehen se punimet në rrugë dhe lirimi i masave kanë ndikuar për trafikun. Trafiku i rënduar në rrugët e Tiranës nis që në orën 6:00 të mëngjesit, ku numri më i lartë vërehet në rrugët e Unazës. Drejtuesit e automjeteve shprehen të shqetësuar për këto vështirësi në lëvizje.
”Normal, trafiku shqetësues është. Ja duket, nuk ka nevojë për koment”. Për disa prej tyre kjo situatë është rikthyer nga heqja e masave shtrënguese por dhe punimet që po behën nga firmat e ndërtimit. ”Janë hapur të gjitha rrugët,të gjithë qarkullojnë, kanë punë. Po bëhet rruga kjo është arsyeja. Ku ka ndërtim ka konfuzion, ka të tilla probleme”.
Situata vijon të jetë shqetësuese dhe për sa i përket aksidenteve, ku në pak orë në Tiranë u regjistruan 3 aksidente të rënda. Bilanci i përplasjeve në kryeqytet është 4 të plagosur dhe 1 i vdekur. Në dy prej rasteve, makinat përplasen këmbësorët, ndërsa aksidenti i të hënës u përplasën dy automjete ku u plagosën dhe dy fëmijë të mitur.