Rikthehet në parlament pas ikjes së Tahirit? Ja çfarë thotë Spartak Braho
Pasi Saimir Tahiri la mandatin e tij të deputetit, nisën diskutimet se kush do t’i zërë vendin në Kuvend, ndërsa emri që ishte pas tij është ai Spartak Brahos. Ky i fundit në një prononcim për ‘News24’ pohoi se ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë, nëse do ta pranojë apo jo mandatin e deputetit.
“Nuk kam vendosur nëse do e pranoj mandatin. Jam në pritje që KQZ të shpallë vakancën. Kur të shpallet vakanca, do të përcaktoj qëndrimin”, tha Braho.
Saimir Tahiri dha publikisht sot dorëheqjen nga mandati i tij i deputetit. Në këtë mënyrë, tani PS-së i duhet ta zëvendosojë Tahirin, edhe pse e kishte përjashtuar nga grupi parlamentar.
Sapo Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shpallë vakancën, do të ketë edhe njoftimet për kandidatën e radhës në listë.
Kandidati i listës është Spartak Braho, i cili është aktualisht edhe këshilltar i Edi Ramës.
KOHA JONË SONDAZH

