Rikthehet trafiku në Tiranë, fluks automjetesh nga Zogu i Zi tek kthesa e Kamzës
Aplikimi i masave lehtësuese ka rikthyer kaosin dhe trafikun në kryeqytet ku rrugët e unazës bllokohen nga numri i lartë i automjeteve. Sipas policisë trafiku bëhet nga punimet në rrugë por dhe masat lehtësuese për automjetet, ndërsa pikat e kontrolleve të cilat ishin vendosur brenda qytetit tashmë janë zhvendosur në rrugët hyrëse dhe dalëse.
Rruga nga kthesa e Kamzës deri tek rreth rrotullimi ish-doganës në mëngjes është e pakalueshme për shkak të numrit të lartë të mjeteve.
E njëjta situatë është dhe në aksin nga ish-dogana në drejtim të Astirit dhe anasjelltas.
Sipas policisë trafiku i rënduar në këtë aks është lehtësimi i masave por dhe punimet në rrugë që po kryhen në unazë. Drejtuesit e mjeteve shprehen se iu duhet të kalojnë me kohë të gjatë për të mbërritur në destinacion.
Pas udhëzimit nga ana e Task Forcës për rihapjen graduale, policia ka ndryshuar strategji për kontrollin e automjeteve.
Pikat e kontrollit të vendosura tek kryqëzimi i Don Boskës, kryqëzimi 5 majit, apo në zonën e Ali Demit tashmë janë zhvendosur. Pavarësisht heqjes së pikave të kontrolleve brenda qytetit, patrulla këmbësore vijojnë të ndalojnë automjetet për verifikim. Ky planizim i policisë vjen pas rihapjes së zonave të gjelbërta për lëvizjen e automjeteve pa autorizim, ndërsa kontrolleve iu nënshtrohen gjithë automjetet që hyjnë dhe dalin brenda një qarku.