Riktheu në detyrë Luan Dacin, Vettingu shkarkon gjyqtaren e Apelit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur për shkarkimin e gjyqtares Nure Dreni. Dreni është gjyqtarja që riktheu në detyrë, Luan Dacin, për të cilin SPAK nisi hetimet se kishte gënjyer për të shkuarën.
Ajo nuk ka mundur të justifikojë pasurinë e saj teksa sot është marrë vendimi që ajo të shkarkohet.
Gjithashtu, Nure Dreni është një nga tre anëtaret e trupës gjykuese të çështjes së ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri në Apelin e GJKKO por tashmë ajo duhet të zëvendësohet nga një tjetër.