Rikthimi i Bashës, Nard Ndoka: I doli gjumi pas 14 Majit, një skuth i vogël dëmtoi partinë që e rriti

1 vit pas dorëheqjes si kreu i PD-së që prej vitit 2013, Lulzim Basha u rikthye dje. Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka thotë se Basha do të mbahet mend si i vetmi lider opozite që i humbi shpresën rinisë, ndërsa shtoi se i vetmi kontribut që ai ka dhënë, është dëmtimi i partisë që e rriti atë politikisht.

“Lulzim Basha do të mbahet mend si i vetmi lider opozite që i humbi shpresën rinisë. Sjellja e z. Basha si lider i opozitës, duke bërë marrëveshje me mazhorancën dhe kryeministrin, bëri që këtu të humbte edhe shpresa, sepse besimi kishte humbur me kohë.

Lulzim Basha është një e keqe e madhe për politikën, pluralizimin dhe për vendin. Basha është një fenomen i kësaj përçarjeje brenda Partisë Demokratike. Megjithatë, keq nuk e ka kur thotë që duhet ndryshuar elita politike…

Elitat politike ndryshohen me votë, as nga fjalimet demagogjike e Lulzim Bashës dhe as nga dëshira e disa individëve ajo që e ndryshon. Për fat të keq, ne kemi një sistem zgjedhor që jo vetëm që nuk i ndryshon elitat, por i çimenton ato”,-tha Ndoka për ”A2cnn”.

Si e shikoni ndarjen e opozitës?

Ndoka: Ky është një investim i Edi Ramës për ta mbajtur partinë më të madhe të opozitës të përçarë, është një investim i tij i drejtpërdrejtë. Kjo është edhe agjenda e z. Basha nga një gjumë i gjatë i tij, i del gjumi pas zgjedhjeve, pa dhënë asnjë lloj kontributi. I vetmi kontribut i tij ishte që, si një skuth i vogël, u përpoq që ta dëmtojë akoma më shumë partinë që e rriti atë politikisht.

SHKARKO APP