Rikthimi i basteve, Ylli: Në 4 vjet shteti ka humbur miliarda lekë

”Prej 4 vjetësh shteti ka humbur miliarda lekë nga mbyllja e lojërave të fatit”,-thotë presidenti i KOKSH-it Fidel Ylli. Ai theksoi se shtete më të fuqishme si SHBA-ja dhe Italia, kanë dështuar me këto nisma në përpjekje për të ruajtur qytetarët. “Që nga 1920 SHBA dështoi me ligjin e alkoolit dhe më pas lulëzoi mafia dhe e kapi duke korruptuar gjyqtarë e prokurorë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Itali në vitet ’80 që i mbylli lojërat e fatit dhe i kapi mafia”,-tha në ”Acnn”.

Ai tha se ka kërkuar nga qeveria që lojërat e fatit t’i komandojë shteti, pasi ato ekzistojnë në mënyrë informale. “Lojërat e fatit nuk kërkojmë t’i hapim se janë ta hapura, por kemi kërkuar të dalin në dritën e diellit dhe t’i komandojë shteti. Nuk janë mbyllur asnjëherë. Ata që i kanë pasur tani nuk paguajnë asnjë taksë, asnjë të punësuar as dihet nga vijnë e shkojnë këto para, para e zezë, e drogës, e krimit, e kontrabandës”,-tha më tej.

Ylli i druhet ndryshimeve të ligjit për lojërat e fatit në komision dhe në seancë, ndërsa u shpreh se po u taksuan lojtarët të gjithë shkojnë tek e zeza. Ai shprehu kënaqësinë që këto para nuk do të shkojnë më në buxhetin e shtetit.

SHKARKO APP