Rikthimi i “begsave”, Rama i beson bashkëqeverisjen ish-ushtarakëve

Përpara viteve ’90, shkolla Ushtarake e Skenderbegasve gëzonte reputacion të lartë dhe prej andej dilnin kuadro me një disiplinë të veçantë.

Disa prej të diplomuarve në shkollën ushtarake vijuan studimet për gradat më të larta, edhe jashtë vendit kryesisht në Moskë. Konsideroheshin si pjesë elitare e shoqërisë, krenari e sistemit dhe kualifikimi i tyre lartësonte emrin e shkollës.

Pas rrëzimit të regjimit, ushtarakët që njiheshin si Begsat, arritën të integroheshin në institucione që u përfshinë në reforma të thella si ministria e mbrojtjes por edhe pozicione të rëndësishme të jetës publike, politike dhe mediatike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një pjesë tjetër, nuk mundi t’i bënte ballë ndryshimeve dhe zhvillimeve të tranzicionit të vështirë dhe u prekën nga reformat, që u dhanë statusin e ushtarakëve në lirim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me marrjen e mandatit të dytë qeverisës Kryeministri Edi Rama, duket se ja besoi suksesin e disa reformave të tij, disiplinës dhe përgatitjes së ish Begasve, duke i emëruar në poste të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Emëroi 12 prefektë, drejtues të shtabeve të emergjencave dhe 19 drejtorë burgjesh nga 24 që janë gjithsej

Biseduam me disa prej tyre për të kuptuar arsyet e rikthimit të reputacionit në nivelin më të lartë dhe sipas të vetë ish-begasve ka qenë disiplina dhe ndershmëria që në përgjithësi e karakterizon ish ushtarakët, që ka sjellë ridaljen e tyre në skenë.

Arben Çukos, ish-skëndervegas, Kryeministri Rama i besoi drejtimin e institucioneve të vuajtjes së dënimit.

ÇukoFigura e ushtarakut është figura më e pastër, më e përgjegjshme, më e disiplinuar, më shtetare që ka një komb, një shtet. Po flas si një ish-ushtarak. U bë një gjë jashtëzakonisht e mirë nga ana e kryeministrit Edi Rama për vlerësimin e figurës së ushtarakut. 

Ilir Kulla, i formuar gjithashtu si ish Skëndërbegas është njohës i mirë i cështjeve të sigurisë kombëtare. Figurën e ushtrakut në krye të institucioneve e lidh me seriozitetin dhe dorën e hekurt të tyre.

KullaNevoja pas shumë vitesh dhe me vonesë kryeministri ka kuptuar që shteti është serioz dhe duhen njerëz serioz. Ushtarakët janë serioz, kanë bërë betimin e tyre për atdheun, janë betuar për të dhënë jetën në kushte lufte, dhe sigurisht do e bënin në kushte civile.

Me uniformë, ose civil, ushtarakët lidhen me figurën e panjollosur nga politika, thotë Kulla.

KullaVetëdija. Ushtarakët nuk vijnë nga partitë politike.  Rikthimi në administratë, është mesazh që duhet të japim me depolitizimin real të administratës.

Luan Rama i përket një brezi të vonë të Skëndërbegasve, por ishte i pari ministër i brendshëm ardhur nga kjo disiplinë. Është nostalgjik për vitet dhe pohon se aty krijoi bazat e karakterit të tij.

Luan Rama: Është një bazament mbi të cilin unë qëndroj i sigurt dhe nuk ndjej asnjë lloj lëkundje. Ka të bëjë me korrektesën, seriozitetin, vendosmërinë. 

Përtej politikës dhe partisë në të cilën aderon prej vitesh, Luan Rama e konsideron vendimin e kryeministrit Rama  si një detyrim shtetëror ndaj ushtarakëve.

Luan Rama: Është pa dyshim një respekt për ta. Kjo nuk mjafton. Ish-ushtarakët nuk kanë nevojë për qoka individuale, por kanë nevojë për integritet, respekt dhe për vlerësim institucional dhe shtetëror. Për këtë kemi nevojë. 

 4 vitet e ardhshme do të shërbejnë si një gur prove nëse Rama kishte të drejtë në zgjedhjen e tij por është edhe një mundësi për ish skëndervegasit për të dhenë shembullin e zyrtarëve të ndershëm dhe të përgjegjshëm në shërbim të qytetarëve shqiptar.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?