Rikthimi i kazinove në qytet dhe rënia e premtimit nga Rama

Kryeministri Edi Rama në vitin 2018, asokohe bëri me dije se do të ndaloheshin me ligj kazinotë brenda qytetit dhe do të mbylleshin të gjithë pikat e basteve. Kreu i qeverisë u referua një studimi të vitit 2016 të Univeristetit të Tiranës, që thonte se 1 në 4 kumarxhinj tentojnë vetëvrasjen.

Dy vite pas kryeministri harroi premtimet dhe vendosi të rikthejë në qendër të kryeqytetit biznesin e kazinove. Vendimi i miratuar më 2 shtator nga qeveria nuk u publikua asnjëherë në faqen zyrtare të ekzekutivit.

Në 2018, pak para se të ndalonte me ligj lojërat e fatit, Rama viktimizohej teksa thoshte se krimi po i bënte presion duke kërcënuar edhe deputetët. Kryeministri nuk e ka sqaruar ende nëse rikthimi i kazinove në qytet është fryt i këtyre kërcënimeve, ndonëse opozita prej kohësh e rendit atë mes aleatëve të krimit.

SHKARKO APP