Rikthimi në detyrë për 5 shefa komisariatesh
Pas ndryshimeve të fundit në Policinë e Shtetit, lëvizje të tjera pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim duke prekur Drejtoritë e disa qarqeve dhe komisariatet.
Nga burime jo zyrtare ende, bëhet e ditur se Muhamet Rrumbullaku, pritet të marrë drejtimin e SHÇBA. Ilia Nasi është një emër i përfolur për të marrë detyrën e Drejtorit të Policisë në Durrës.
Po ashtu mësohet se emri i Edmond Rizajt diskutohet për tu vendosur në komisariatin e Fierit. Një tjetër emër i diskutuar është dhe Arjan Muça, i cili pritet të rikthehet në Elbasan.
Emra të tjerë për tu emëruar në disa nga Drejtoritë vendore janë dhe emrat e Arben Çaka dhe Hamdi Fiore. Zyra për median në Policinë e Shtetit tha se deri më tani nuk ka vendime zyrtare për ndryshime të drejtuesve të policisë.
KOHA JONË SONDAZH

