Rikthimi në normalitet? Përgjigjen e jep krijuesi i vaksinës së Covid-19
Pak ditë më parë dha lajmin që bota ka shpëtim nga Covid-19. Profesori Ugur Sahin, themelues i kompanisë BioNTech, bën të ditur se vaksina e Covid-19, mund ta përgjysmojë transmetimin e virusit, duke sjellë një ”ulje dramatike të rasteve”. Javën e kaluar, BioNTech dhe bashkë-zhvilluesit e Pfizer thanë se analizat fillestare tregojnë se vaksina mund të pengojë më shumë se 90% të njerëzve të marrin Covid-19.
Në një intervistë për ”BBC One”, ai tha se priste që analizat e ardhshme të provojnë se vaksina do të ulte transmetimin mes njerëzve, si dhe do të ndalonte zhvillimin e simptomave të atyre që e kanë kryer vaksinën.
”Transmetimi mes njerëzve do të zvogëlohet nga vaksina, ndoshta jo 90% por mbase 50%, dhe nuk duhet të harrojmë se kjo shifër rezulton në ulje dramatike të përhapjes së pandemisë”, tha ai.
Profesori i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit, Sir Joh Bell, nënvizon se jeta mund t’i kthehej normalitetin në pranverë. Kurse Sahini tha se mund të duhet më shumë kohë. ”Nëse çdo gjë do të shkonte mirë, vaksina mund të fillojë të shpërndahet gjatë fundit të këtij viti dhe fillimit të vitit tjetër”, tha prof. Sahini.