Rikthimi në shkolla, Kushi: Angazhim maksimal për mbarëvajtjen e procesit mësimor

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar një takim online me drejtuesit e zyrave vendore arsimore.

”Pas vendimit më të fundit për t’u rikthyer në skenarin e parë të procesit mësimor për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, zhvillova një takim ‘online’ me drejtuesit e zyrave vendore arsimore nga të gjitha bashkitë e vendit”, shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Po ashtu Kushi ka nënvizuar edhe pikat kryesore të diskutimit. ”Diskutuam për masat kryesore që po merren nëpër shkolla për të mirëpritur nxënësit që javën e ardhshme, sikurse u ndalëm edhe tek përgatitja sa më e mirë për provimet e Maturës Shtetërore në mënyrë që të mbështeten maturantët dhe të dalin faqebardhë pas këtij viti shkollor sfidues”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?