Rikthimi në shkollë, nxënësit: Marrim më shumë njohuri
Vetëm Universitetet vijojnë mësimin online. Të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar, kanë nisur mësimin në kushte shkolle. Pas pesë muajsh mësim të kombinuar, është lënë pas ai online.
Për shkak të kushteve të pandemisë, nga 1740 shkolla, në 650 prej tyre mësimi do zhvillohet me turne. “Me turne, grupi i parë 8 me 11, ndërsa grupi i dytë 11 e gjysmë me dy”, u shpreh një nxënës.
“Sigurisht më mirë me turne, se online nuk bëhet”, tha ai më tej. “Me turne më mirë sepse marrim më shumë njohuri, ishte i vështirë online”, tha një tjetër nxënëse.
Rikthimi në shkollë u mirëprit sidomos nga nxënësit e klasave të nënta, të cilët kanë nisur përgatitjet për provimet e lirimit. “Na kanë edhe teste që t’i plotësojmë dhe të përgatitemi. Është më mirë kështu”, u shpreh një nxënëse.