“Rilind” edhe Ahmet Zogu, revoltohen demokratët

Me rastin e vizitës së djeshme të kryeministrit Edi Rama në Mat, militantët e PS-së nuk kanë nguruar që të vendosin një flamur të PS-së, edhe te busti i Ahmet Zogut.

Por, ky veprim ka revoltuar demokratët dhe legalistët.

Këta të fundit e cilësojnë këtë veprim si një provokim.

“Vandalet e Rilindjes së Edi Ramës përdhosin Ahmet Zogun e fyejnë Matin, historine dhe krenarinë e tij”, thotë Kreshnik Çollaku nga PD.

Ndërsa Murat Basha, përfaqësues i partisë së Zogut, shprehet se:

“Të sëmurë dhe perversë… Por i kanë bo dëm vetes… Matjanet do reagojnë”.

SHKARKO APP