“Rilindja e bixhozit”, Çollaku: E nisi me “Fundin e marrëzisë”, propozimi i Ramës për mandat të tretë është “Vazhdimi i Marrëzisë”
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, teksa komenton vendimin e Qeverisë për rikthimin e bixhozit në mes të Tiranës, deklaron se e nisi me “Fundin e Marrëzisë”, ndërsa për mandatin e tretë premton “Vazhdimin e marrëzisë”
“Në fillim të mandatit të Ramës, në 2013-ën, u zhvillua operacioni “Fundi i marrëzisë” që mbyllte kazinotë.
Në fund të mandatit të dytë rihapen kazinotë në mes të qyteteve si “Rikthim i marrëzisë”.
Propozimi i Ramës për mandat të tretë është… “Vazhdimi i Marrëzisë”!!!”, shprehet Çollaku në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale.