Rilindja në Myzeqe/Rama: Lehtësohet lëvizja e njerëzve dhe e prodhimeve! Qytetarët: Na hoqe çizmet

Kryeministri Edi Rama, këtë të martë ka shkuar në Lushnje, kjo me rastin e përfundimit të rindërtimit të të gjitha rrugëve rurale të zonës bujqësore të fushës së Myzeqesë.

Kreu i qeverisë ka nënvizuar se tashmë do të lehtësohet plotësisht lëvizja e njerëzve dhe e prodhimeve, në këtë zonë shembullore për transformimin e bujqësisë e për rritjen e eksporteve në këto vitet e fundit.

Një qytetar i është drejtuar kryeministrit i entuziazmuar duke i thënë se pas kaq shumë kohësh u ka hequr çizmet dhe i ka nxjerrë nga balta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I pari kokë e qeverisë që shkel sot në Myzeqe. Rrofsh që na hoqe çizmet dhe baltën”, tha qytetari. Rama është shoqëruar në këtë inspektim nga zv.kryeministri Erion Braçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?