Rilindja Urbane 1.5 milion euro dhe qyteti sërish përmbytet
Edhe pse duhet të ishte zgjidhur me investimin e ri, bulevardi “Republika” edhe rrethinat ,ai përsëri pas reshjeve të shiut, rezulton i përmbytur.
Investimi që kap shumën e 1.5 milionë eurosh nuk e zgjidhi këtë problematikë, edhe pse përgjatë punimeve të tij, u pa se u hapën dhe u shtrinë tubacione të llojeve të ndryshëm në nëntokën e tij.
Nuk e dimë se është cilësia e dobët e punimeve në të apo ndonjë gabim njerëzor përgjatë zbatimit të projektit, që bën të mundur që sa herë të bjerë shi, bulevardi të përmbytet.
Më të rrezikuara nga përmbytjet janë lagjet periferike.
Dilaver Xhelili
KOHA JONË SONDAZH

