Rimbursim për fëmijët “Down”, pas 8 vitesh miratohet vendimi për analizën e kushtueshme
Analiza gjenetike e Kariotipit është një analizë që kryhet një herë në jetë nga personat me sindromën Down. Ajo shërben si bazë për përfitimin e Kempit. Prej 8 vitesh kjo analizë nuk kryhet në laboratorin e QSUT-së, por në laboratorë privatë për 300 deri 400 mijë lekë të vjetra.
Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë u kthye kjo përgjigje: “Procedurat e prokurimit publik nuk janë realizuar ose kanë dështuar për arsye të ndryshme”. Me nisjen e vitit të ri 2019 personat me sindromën Down dhe familjet e tyre kanë marrë një lajm shpresëdhënës nga Ministria e Shëndetësisë.
“Përsa i përket rimbursimit nga ana e qeverise të analizës gjenetike të kariotipit për foshnjat e lindura me sindromën Down, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka parashikuar ofrimin e këtij shërbimi duke e përfshirë në projekt-buxhetin afatmesëm (PBA) për vitet 2019-2021, duke përllogaritur një mesatare prej 30 rastesh në vit”, tha Emanuela Pepkola, Down Syndome Albania. Në Shqipëri numërohen rreth 650 individë me sindromën Down. Gati 20 raste diagnostikohen çdo vit. /TCH/
KOHA JONË SONDAZH

