Rimëkëmbja ekonomike, PD akuzon Ramën: Gënjeshtar! 57 mijë shqiptarë janë të papunë

Ish deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka gënjyer për planin e rimëkëmbjes ekonomike.

Sipas Tabakut, 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë.

Në harkun kohor të 15 ditëve gënjeu tre herë në radhë për planin ekonomik. Sa herë pyetej për ndihmën qesharake ndaj shqiptarëve kur e gjithë bota shpenzonte çkishte për të rimëkëmbur ekonomitë, Rama gënjente pa iu dridhur qerpiku. Sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë.

Sa me shumë flet e vërteta aq më shumë thërrasin e bërtasin. Shqipëria ka shpresë dhe ditë më të mira do të vijnë, pasi shqiptarët do t’i tregojnë vendin gënjeshtarit që ka mbyllur qeverinë me pushime ndërsa shqiptarët humbasin punën“, shkruan Tabaku.

Më poshtë videoja e publikuar nga Jorida Tabaku:

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/posts/3439239909497283

 

SHKARKO APP