Rin Camp, ministrja Muzhaqi: Nga 2-5 korrik në Jalë, ndajmë ide dhe rrjete bashkëpunimi

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bën me dije çeljen e aplikimeve për në “Rin Camp 2025”. Duke u bërë apel të rinjve të marrin pjesë në këtë kamp veror, Muzhaqi tha se të gjithë të rinjtë 18–25 vjeç që duan të rriten profesionalisht, të fuqizohen dhe të bëhen pjesë e ndryshimit të aplikojnë deri më 22 qershor 2025.

“A je gati të provosh një përvojë që të sfidon dhe frymëzon? Nga 2-5 korrik rikthehemi me Rin Camp. Do flasim për çështje që na prekin, do mësojmë nga njëri-tjetri dhe do të ndërtojmë projekt ide dhe rrjete bashkëpunimi. Dhe po do ia kalojmë super bashkë, trajnime, art, sport, shëndet mendor. Të folurit në publik dhe plot të ftuar interesantë. Të gjitha këto në një kamp të vetëm, nëse do që zëri yt të dëgjohet dhe idetë e tua të marrin jetë, kjo është thirrja jote. Apliko tani vendet janë të kufizuara. Dhe të presim në Jalë”, tha Muzhaqi në një video të publikuar në rrjetet sociale.

RinCamp është një aktivitet që ka në qendër të rinjtë dhe synon të aktivizojë dhe të mbështesë angazhimin e tyre në sferën rinore, ngritjen e kapaciteteve personale dhe profesionale, fuqizimin e të rinjve etj. Përgjatë këtyre ditëve, të rinjtë do të angazhohen në një sërë aktivitetesh të cilat do të kenë në fokus përfshirjen rinore dhe shëndetin mendor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?