Rinas/ Arrestohen dy persona në kërkim ndërkombëtar

Kapen dhe ndalohen dy persona në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë dhe Kosovës Kapja e tyre u bë nga Policia Kufitare Rinas në bashkëpunim me Interpol Tirana.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të punës për kapjen e pesonave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të dy shtetasve, të cilët gjatë përpunimit të dokumentacionit  kanë rezultuar persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konkretisht:

-Është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi shqiptar A.P., 40 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Roma.

Gjykata e Venecias, Itali, ka lëshuar urdhër-arresti për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.

-Gjithashtu po në Rinas nga shërbimet e Policisë Kufitare u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi drejt Kosvës i shtetasit kosovar   R.Xh., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim  ndërkombëtar nga UNMIK, pasi autoritetet gjyqësore kosovare, kanë lëshuar urdhër-arresti  për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën dhe Policinë e Kosovës po vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve.

SHKARKO APP