Rinas/Balluku: Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët janë në krye të detyrës
Pas situatës së krijuar në aeroportin e vetëm në vend, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njofton se tashmë situata në aeroportin e Rinasit është duke u rikthyer në normalitet të plotë falë kthimit të kontrollorëve në Albcontrol. “Albcontrol në normalitet të plotë. Kontrollorët e kthyer në përgjigje të apelit tonë janë në krye të detyrës. Drejtësia të zbardhë deri në fund ngjarjen e rëndë. Plani i pengmarrjes dështoi”, shkruan Balluku.