Rinas, katër të arrestuar me 10 kg hashash (VIDEO)

 

Policia ka arrestuar katër persona, pasi u kapën me 10 kg kanabis sativa. Në finalizim të operacionit “Aeroporti”, Policia e Tiranës ka arrestuar Ergys Macuku, Alban Qira, Daniel Hida dhe Erjon Daka.

Hetimet për këta shtetas kishin nisur pas informacioneve se ata merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. Në momentin e arrestimit, keta shtetas ishin duke udhetuar me një mjet Opel me targë AA 334 KT, për në Rinas.

Të arrestuarit:

1.Ergys Macuku, 31 vjec, banues në Tiranë

2 Alban  Qira, 24 vjec,  banues në  Borizanë

3.Daniel Hida, 33 vjec, banues në Tiranë

4.Erjon Daka, 21 vjec, banues në Tiranë.

SHKARKO APP