Rinas, kosovari i kërkuar për drogë ekstradohet në Gjermani

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit, Rinas ka njoftuar se u ekstradua në dalje drejt Gjermanisë, personi në kërkim ndërkombëtar K. R., vjeç 28, banues në Prizren, Kosovë. Ekstradimi i tij u bë sepse, autoritetet gjyqësore gjermane, kanë lëshuar urdhër arresti për “Shkelje të ligjit për lëndët narkotike”.

Njoftimi i policisë

Më datë 24. 08. 2018, në PKK Rinas, u ekstradua në dalje drejt Gjermanisë, shtetasi kosovar në kërkim ndërkombëtar K. R., vjeç 28, banues në Prizren, Kosovë, pasi autoritetet gjyqësore gjermane, kanë lëshuar urdhër arresti për “Shkelje të ligjit për lëndët narkotike”, parashikuara nga Kodi Penal Gjerman.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?