Rinasi nuk bllokoi vaksinimin, në frigoriferë ishin 47 mijë doza

Pas situatës në Rinas, kryeministri Edi Rama propagandonte me të madhe se opozita bllokoi ardhjen e vaksinave. Por si qëndron e vërteta? Deri ditën e enjte në frigoriferët e ISHP-së rezultojnë rreth 47 mijë vaksina të cilat priteshin të administroheshin. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë kryer mbi 242 mijë doza anti-covid dhe deri para ardhjes së 100 mijë dozat e fundit të CoronaVac në vendin tonë kanë mbërritur në total mbi 289 mijë vaksina.

Sipas këtyre shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë rezulton se në frigoriferët e ISHP ende ka pasur rezerva. Nëse me dozat aktuale do të injektohen rreth 10 mijë në 24 ortë siç ka funksionuar gjatë ditëve të fundit atëherë Shqipëria kishte mundësi të vaksinonte edhe për katër ditë të tjera.

Të dhënat bazohen në protokollin e respektuar deri më tani nga autoritetet shëndetësore. Mbetet e dyshimtë se-sa persona janë vaksinuar në Shqipëri, përsa kohë nuk ka një regjistër elektronik. Për dozat e mbërritura ende raportohet se prej 11 janarit kanë ardhur 53540 doza nga Pfizer, 34.000 AstraZeneca, 10.000 Sputnik, 292.000 Sinovac.

SHKARKO APP