Rinasi u bllokua, por kontrollorët ”zhvishen” nga akuzat. Dosja kthehet për rihetim

Gjykata e Tiranës ka pushuar akuzat për tre punonjësit e “Albcontrol”, të cilët u morën të pandehur dhe mbi ta rëndoi akuza “Pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit ajror”, ngjarje kjo e ndodhur në muajin prill 2021 në Rinas. Gjyqtarja e çështjes, Migena Laska, e ka cilësuar akuzën e ngritur nga prokuroria ndaj Flora Ndreca, Armand Fezga dhe Muhin Mezini si të padrejtë.

Gjykata ka zhveshur nga përgjegjësia penale tre personat e mësipërm, për shkak se ata nuk kanë qenë fare në punë ditën kur dhe është bojkotuar dhënia e shërbimit tek kulla e “Albcontroll”.

”Më 7 prill 2021, datë në të cilën rezulton se në Aeroportin “Nënë Tereza” janë shtyrë, pezulluar, anuluar, disa fluturime ndërkombëtare të planifikuara përgjatë asaj dite, nuk kanë qenë në detyrën e tyre të mëparshme, të kontrollori. Tre personat e marrë të pandehur nga prokuroria, nuk kanë qenë në asnjë prej turneve të datës 7 Prill 2021”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dosja është kthyer mbrapsht për plotësim të hetimeve, duke urdhëruar akuzën që të zbulojë personat përgjegjës që krijuan revoltën brenda radhëve të punonjësve, kjo me qëllim sabotimin e punës në këtë ndërmarrje shtetërore kaq shumë të rëndësishme që monitoron trafikun ajror.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?