Rindërtimi, 7 zona të reja i shtohen hartës territoriale për zhvillim
Shtatë zona të reja i janë shtuar hartës territoriale për zhvillim, në të cilat do të ndërtohen banesat për të strehuar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Ketë të martë në fletoren zyrtare janë publikuar emrat së bashku me koordinatat e vendeve.
Hartës territoriale i janë shtuar 2 zona të reja në Durrës, 1 në Golem, 1 në Krujë, 2 në Lezhë dhe 1 në Vorë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është caktuar si njësi zbatuese për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara, por edhe për çdo ndërhyrje tjetër në funksion të rindërtimit.
Me shtimin e këtyre zonave shkon në 23 numri i vendeve të shpallura të përshtatshme për zhvillim, ndonëse fillimisht u miratuan 15 zonave të tilla në të gjithë vendin. Konferenca e Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë” u organizua nga Komisioni Evropian dhe mblodhi në Bruksel përfaqësues të lartë të shteteve anëtare të BE-së, institucione financiare, politike si dhe vende të tjera që në një mënyrë apo tjetër, u angazhuan për ndihmë ndaj Shqipërisë.
Qeveria e Tiranës u përfaqësua në nivel të lartë nga kryeministri Edi Rama dhe një grup ministrash me përgjegjësi direkte në përpilimin e faturës dhe ekzekutimin e procesit të rindërtimit. Në përfundim, Shqipërisë iu akordua një shumë rekord prej 1,15 miliardë eurosh, e cila i tejkaloi pritshmëritë më entuziaste të vetë qeverisë.