Rindërtimi, afate bashkive
Marjana Rexhepi humbi nënën në tërmetin e 26 Nëntorit. Ajo deri dje ishte një prej atyre mijëra shqiptarëve të mbetur të pastrehë. E ndërsa dhimbja për nënën nuk do ti shuhet kurrë, të paktën problemi strehimit iu zgjidh. Shtëpinë e saj të re në Durrës e vizitoi kryeministri Edi Rama. “Ne u jemi dhe do t’u jemi pranë, megjithë zemër e me të gjitha mundësitë tona”, shprehet Rama. Përpara kësaj vizite në Durrës, kryeministri drejtoi mbledhjen e qeverisë nga ku morën 4 vendime, në funksion të rindërtimit. Vendimet në fakt janë kërkesa me afate konkrete për të gjitha bashkitë e prekura nga tërmeti të cilave u kërkohet me urgjencë përcaktimi vendeve ku do të ndërtohen banesat e reja sikurse hartimi master planeve. Një tjetër vendim lidhet edhe me aplikimin për banesa në bashkitë e prekura përmes një sistemi online.