Rindërtimi i banesave, Ahmetaj për platformën online: Afat 30 ditë

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, prezantoi platformën e aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit. Sipas tij, qytetarët kanë afat 30 ditë për të dorëzuar dosjen.

“Nga e mërkura do duhet të ketë në çdo bashki nga një zyrë, ku jo qytetarët duhet të vijnë tek ju, por të merrni qytetarët për të bërë aplikimin online. Platforma bazohet në vetë deklarimin e qytetarëve. Do të deklarojnë dëmet. Të gjitha Bashkitë do të dërgojnë tre persona që do trajnohen nesër në orën 11:00, procesin e aplikimit. Që të kenë të saktë zonën, sipërfaqen e banesës. Kryetari i njësisë administrative do e marrë me shkrim, njësia administrative e hedh online. Aty ku qytetari ju jep të drejtën të mblidhi dokumentacionin vetë, atëherë do ia merrni ju. Është detyra juaj. Kemi bërë një manual të detajuar.

Fillon vlerësimi dhe apelimi, brenda fazës së dytë. 30 ditë duhet të ketë mbaruar aplikimi me dosjet e shoqëruara. S’ka të bëjë të ketë akt pronësie. Çdo njëri nga ne ka një dokument të tillë në lidhje me pronësinë, përveç atyre që nuk kanë filluar procesin e legalizimit dhe s’kanë asnjë dokument. Në bazë të saj, do ta shikoni që dy janë programet kryesore. Rindërtimi, pallate dhe banesa private. Rikonstruksioni.

Sistem pikëzimi, banesat më prioritare. Bëhet në mënyrë automatike.

Më 6 shkurt mbaron procesi në Entin e banesave e prokurimit për modelet modulare, por që janë anti sizmike euro kod. 7-10, njësitë e autorizuara do të hapin prokurimet për njësitë individuale”, tha Ahmetaj.

SHKARKO APP