Rindërtimi/Javën e ardhshme hapet tenderi për 3400 shtëpi

Familjet që kanë pësuar dëme nga tërmeti po i afrohen mundësisë për të pasur një shtëpi të re. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, dje në një konferencë për shyp, tha se javën e ardhshme hapet tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e 3400 banesave.

”Javën që vjen shpallet gara ndërkombëtare nga të dy njësitë e mësipërme, Bashkia Tiranë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për 3400 shtëpi individuale”.

Nga ana tjetër, Ahmetaj njoftoi gjithashtu se fondi i alokuar nga buxheti i ministrisë është 8.7 mld lekë. Fondi i Zhvillimit do të ndërtojë 2500 banesa, ndërsa Bashkia Tiranë do të ndërtojë 889 shtëpi. Ministri Ahmetaj garanton se banesat do të ndërtohen me teknologji modulare..

Swiss Digital Desktop Reklama

Parimi i solidaritetit është baza e rimëkëmbjes nga qeveria sipas Ahmetajt. ”Dua të theksoj në një fjalë çelës, shtëpitë janë falas”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?