Rindërtimi, Kuçi: Sekti i korrupsionit po pasurohet me tragjedinë, gjakun dhe jetën e banorëve të Durrësit

Lëvizja Socialiste për Integrim e cilëson tallje dhe propagandë të qeverisë atë që po ndodh me banorët e dëmtuar nga tërmeti tragjik i një viti më parë që preku zonën e Durrësit.

Reagimi vjen nga kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, e cila përmes një deklarate për mediat shprehet se nuk ka filluar asnjë punë për ndërtimin e dy lagjeve të reja në Spitallë dhe Manëz, ku planifikohej të strehoheshin familjet e pastreha.

“Tallje, neglizhencë, propagandë dhe korrupsion me fatkeqësinë e banorëve të Durrësit! Nuk ka filluar asnjë punë për ndërtimin e 2 lagjeve të reja në Spitallë dhe Manëz ku planifikohej të strehoheshin familjet e pastreha. Qindra familje jetojnë në çadra dhe kontenierë. 30 pallate janë premtuar për t’u rindërtuar nga e para, në truallin ku kanë qenë. ZERO të ndërtuara deri më tani. 123 pallate të klasifikuara me kodin DS4 janë ende pa asnjë plan. 900 familje DS4 nuk dinë se çfarë do bëhet me to teksa vazhdojnë të shpërngulur e pa strehim”,- deklaron Kuçi.

Përfaqësuesja e LSI kërkon nga qeveria që të bëjë transparencë për miliarda lekë që u dhanë nga donatorët për procesin e rindërtimit.

“1500 shtëpi individuale ende të pariparuara. Ku shkuan 1.15 miliardë Eurot? Vetëm në xhepin e “Rilindjes.” Sekti i korrupsionit po pasurohet me tragjedinë, gjakun dhe jetën e banorëve të Durrësit. Më 25prill ta shporrim “Rilindjen” këtë të ligë të madhe nga qyteti dhe vendi ynë”, shprehet në reagimin e saj, Kontjana Kuçi, kryetare e LSI Durrës.

SHKARKO APP