Rindërtimi në Krujë: Familjarët e vilës 3 katëshe përplasen me policinë
Nisi me tensione e përplasje aksioni për shembjen e objekteve në zonën e përcaktuar për rindërtimit të banesave të dëmtuara nga Tërmeti në Bubq të Krujës.
Banorët e një shtëpie trekatëshe kundërshtuan inspektorët e INUK kur vajtën për tu rrëzuar objektin ku ishin vendosur kopshti dhe qendra shëndetësore e fshatit Bubq, një shoqatë dhe disa biznese.
Anëtarët e familjes Xhaferri thonë se janë të pakënaqur me vlerën e kompensimit ndaj çështjen e kanë dërguar në Gjykatë, ndërsa akuzuan institucionet se ndërhynë pa pritur vendimin.
Për shkak të rezistencës ndaj ndërhyrjes, meshkujt e familjes u shoqëruan në Policinë e Krujës.
“Ky të shkojmë ku të mbytemi. Ka shoqëruar burrin, kunatin, djalin” thotë nëna.
Dhe më pas fadromat nisën të rrëzojnë në tokë vilën në Bubq. /Ora News