Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj: 34 mld lekë në buxhet dhe donacionet aktive llogariten në 272 mln euro
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj prezantoi sot procesin e rindërtimit në zonat e prekura nga tërmetit i 26 nëntorit. Ahmetaj tha përgjigjja e qeverisë për rindërtimin pas tërmetit shkatërrues, ka qenë e menjëhershme. Sa i takim punimeve që po kryhen në terren, ministri Ahmetaj tha është se bashku me donatorët është vendosur ngritja e një Sekretariati Teknik të Përbashkët me qëllim transparencën e fondeve.
“Ka qenë një proces i pashkelur më parë, është hera e parë që një ndërmarrje kaq e madhe, të merret me programimin, rikonstruksionin e tj. Shpejtësia e përgjigjes nga ana e qeverisë ka qenë e denjë. Janë 37 mbledhje të komisionit shtetëror të rindërmit, që i kanë cuar propozimet Këshillit të ministrave. Së bashku me donatorët kemi vendosur për një sekretariat teknik të përbashkët, për shkak të transparencës. Në sekretariat kemi anëtarë ngë SHBA, BE, Turqi e Gjermani. Situata aktuale janë 13 192 qytetarë me bonus qeraje, 3 337 leje ndërtimi me procedutë të përshpejtuar si edhe 56 164 aplikime në platformë. Sot buxheti ka 34 mld lekë për vitin 2020 dhe donacione aktive 272 mln euro.
Ka filluar ndërtimi i 50 shtëpive të para në zonën e Farkës. Ka fonde të alokuara për banesa, rindërtim të objekteve arsimore. Gjithë prokurimet bëhen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si njësi zbatuese, ndërsa për Bashkinë Tiranë është vetë bashkia njësi zbatuese. Ëebsite i rindërtimit përditësohet një herë në dy ditë.” -u shpreh Ahmetaj.
Zbatimi i programit tha Ahmetaj do të bazohet në 4 shtylla që janë: rindërtimi i objekteve të reja, grantet e rikonstruksionin rindërtimi I infrastruktrurës publike, Programi i katërt do të jetë rimëkëmbja ekonomikë.
“Janë 143 objekte në total dhe 33 kantier ndërtimi sa I përket atyre arsimore. Sot në Fondin e Zhvillimi kanë punë mbi 100 kompani, pra pune është e ndarë në lote të vogla. 53 shkollat që do financohen nga buxheti, dhe 90 nga donatorët.
Shumica e shkollave që do të bëhen nga buxheti i shtetit janë programuar të përfundojnë më 26 nëntor. Puna ka nisur në terren, shkollat janë konceptuar si qendra multisociale, jo vetëm si shkolla.
Sot në Këshillin e ministrave miratojmë 16 mln $ për Fondin e Zhvillimit për banesat kolektive dhe për hartimin e projekteve janë Bashkisë Tiranë. Në fund të shtatorit të kemi hapjen e themeleve në një set te gjerë pallatesh. Në bashkinë e tiranë jemi në përfundim të projektit financuar. 5 maji do të jetë i pari, dhe në dy javët që vjen hapin procedurën.
Me gjithë pandeminë, 80 mln $ cash në dorë brenda mesit të gushtit, për familjet e dëmtuara. Për të gjithë skeptikët, janë procese reale mbi 20 mijë familje që po marrin grantin e rikonstruksionit. “ vijoi më tej Ahmetaj, ndersa shtoi se procesi i rindërtimit është një përgjigje e drejtë emocionale po e verifikueshme, që kjo qeveri nuk përgjigjet vetëm në ditë të mira.