Rindërtimi pas tërmetit, ambasadori Soreca: Çdo proces do të jetë llogaridhënës e transparent

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca deklaroi se çdo proces sa i takon fazës së rindërtimit pas pasojave që u shkaktuan nga tërmeti, do të jetë transparent dhe llogaridhënës.

I pranishëm në takimin e komitetit shtetëror të Rindërtimit, Soreca pohoi se Konferenca e Donatorëve i kaloi pritshmëritë për mbledhjen e fondeve prej 1.15 miliard euro, ndërsa shtoi se ka afate kohore që duhen realizuar.

“Është dëshmuar një kujdes i jashtëzakonshëm. Një dashuri ndaj këtij vendi që ne shërbejmë. Ne duhet të ecim përpara. Jemi krenarë që e kemi marrë përsipër për organizimin e një konference të tillë. Na janë dashur shumë përpjekje. Pritshëmritë u tejkaluan nga rezultatet. Pas disa ditësh organizimesh të gjërave, jemi shumë të lumtur të vijojmë me fazën pasardhëse. Ne do të ulemi me kolegët tanë dhe me skuadrën që do të drejtojë këtë projekt, në mënyrë që të gjitha përpjekjet e bëra do të paguhen. Të gjitha projektet do të veprojnë në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse. Ne jemi tek pika që falë bashkëpunimit me PNUD që këto 15 miliardë të mund të përdoren shumë shpejt. Ne presim fundin e kësaj jave që të japim rezultatet e para. Kemi diskutuar se si të përqendrohemi sa i takon kontributit tonë për ndërtimin e ndërtesave. Ne na pëlqen oferta e ministrit Ahmetaj për pjesëmarrje në strukturën e komitetit të Ndërtimit. Ka afate kohore që duhen realizuar. Ne punojmë gjatë gjithë kohës”, tha Luigi Soreca.

SHKARKO APP