Rindërtimi, protestuesit në Vorë: Banesat po shemben padrejtësisht

Banorët në Vorë protestuan të enjten para Bashkisë pasi nuk janë dakord me planin e rindërtimit për banesat të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit dhe tashmë do të shemben. Ndër të tjera banorët pretendojnë se shumë banesa do shemben padrejtësisht, pasi nuk janë të dëmtuara.

Banorët e Vorës shprehen se kanë kërkuar takim disa herë me kryetarin e Bashkisë, Hekuran Brahimaj, por ai nuk i ka pritur.

Për këtë arsye ata kanë tentuar të hyjnë me forcë, por nuk janë lejuar nga policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kërkesa ishte që të zbriste kryetari dhe të na sqaronte. Ndërsa kryetari tha,- “jo nuk zbres”. Por kërkoi të bënin një përfaqësim prej 4-5 vetash për të na pritur më pas në zyrë. Pas një orë na kthen përgjigje që as këtë nuk e bën dot, u anulua. Por na tha se kërkesat ti çojmë tek informacioni dhe se më pas do t’i shohim ata”, u shpreh një qytetar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët i ka dërguar listën me kërkesa Bashkisë Vorë dhe kërkojnë që tu lëshohet një dokument i vlefshëm se çfarë do ndodhe pasi banesat dhe bizneset e tyre të shemben.

“Objektet e padëmtuara që janë brenda zonës së dëmtimit të përjashtohen nga shembja. Subjektet tregtare që kanë funksionuar në katet e para të pallateve të marrin kompensim si subjekte tregtare. Të lidhet një kontratë se kur dhe ku do e marrin sepse duam që këto biznese të kompensohen në vende ku kanë pasur aktivitetin”, u shpreh ai.

Siç bëjnë të ditur banorët e Vorës janë planifikuar të shemben rreth 70 objekte të cilat janë të padëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Për 12 pallate të dëmtuara shemben 70 godina të tjera të padëmtuara”, sqaron ai.

Bashkia Vorë nuk ka një reagim në lidhje me planin e rindërtimit në këtë zone, ndaj banorët do të protestojnë sërish të premten.

Tërmeti i 26 nëntorit nxori të pabanueshëm 13 pallate dhe disa shtëpi e godina biznesesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?