Rindërtimi: Shkolla e re e Sukthit nuk po hapet, afatet janë tejkaluar

Kryeministri uroi stafin e arsimtarëve për shkollën e re në fund të vitit të shkuar. Po ajo nuk është hapur ende edhe pse është tejkaluar çdo afat. Shkolla Njazi Mastori në Sukth u ndërtua e re pasi e vjetra u dëmtua nga tërmeti. Punimet nisën në qershor të 2020 me një afat prej 155 ditësh.

950 nxënës vazhdojnë të mblidhen çdo mëngjes në oborrin e saj për tu shpërndahen nëpër shkolla të tjera shumë larg zonës së banimit.

“Duan 2 orë të shkojnë dhe të vijnë. Të hapet se nuk po e përballojmë dot,” thotë një banor.

“Që nga tërmeti këtu s’po gjejmë rehati. Ka disa muaj që u inAgurua por s’po hapen po torturohen nxënësit,” thotë një tjetër.

“Nëse kjo shkollë ka mbaruar se e shohim, të na mbledhin fëmijët.”

Një prej prindërit hedh dyshime të forta kur thotë se shkolla s’po hapet pasi nuk janë kryer punime cilësore.

“Informacionin e fundit që kam është se kjo shkollë pikon.”

Prindërit tremben dhe për shëndetin e fëmijëve të tyre, pasi thonë se autobusat dhe furgonat mbushen plot.

“Autobusat plot jemi në kulm të pandemisë. Ka 100 vetë në autobus një palë shkon në Manzë dhe një tjetër në Katund Sukth, s’dimë ku i kemi fëmijët.”

ABC u interesua pranë Bashkisë së Durrësit dhe mësoi shkollën nuk e ka marrë ende në dorëzim. Për shkak se Fondi shqiptar I zhvillimit I ka kërkuar kompanisë Gjikuria të përfundojë edhe disa punë teknike. Vlera e ndërtimit të kësaj shkollë është rreth 250 milionë lekë. /abcnews.al/

SHKARKO APP