Rindërtimi, Teliti përgënjeshtron Ahmetajn: Deri më 31 shtator, nuk është paguar asnjë qindarkë

Teksa ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj flet 275 milionë euro të alokuara në vitin 2020 për procesin e rindërtimit të banesave të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, vjen edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Sipas shefit të kabinetit të kreut të PD, Dorian Teliti, ky është një mashtrim.

Teksa i referohet shifrave zyrtare të Ministrisë së Financave, Teliti shprehet se, “deri më 31 shtator, sipas raportimeve zyrtare të vetë qeverisë shqiptare, asnjë qindarkë nuk është paguar nga thesari i shtetit për rindërtimin“.

Dorian TelitiKush dëgjon gënjeshtrat e Rilindjes nga ministri i plotfuqishëm i rindërtimit mendon se Shqipëria është vendi i mrekullive, ndërkohë që mjerimin dhe braktisjen e ndjen cdo shqiptar.PROPAGANDA: kemi alokuar 34 miliardë lekë (275 milionë euro) për vitin 2020 për procesin e rindërtimit.

FAKTI: deri më 31 shtator, sipas raportimeve zyrtare të vetë qeverisë shqiptare, asnjë qindarkë nuk është paguar nga thesari i shtetit për rindërtimin.Asnjë qindarkë për rindërtimin, por miliona e miliona euro për inceneratorët.

SHKARKO APP