Rindërtohet qendra stërvitore e FT, sipas standardeve të NATO-s

Qendra stërvitore e Forcës Tokësore është rindërtuar, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe rritjes profesionale, sipas standardeve të NATO-s. “Me rindërtimin e Qendrës Stërvitore të Forcës Tokësore, e mbi të gjitha me rikonceptimin e saj sipas një modeli të ri, kemi hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt rritjes së profesionalizmit dhe modernizimit të gjithë Forcave tona të Armatosura”,-th ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Gjeneral Brigade, Albert Mullai, Komandant i Forcës Tokësore, shprehet se bashkë me godinën është ndryshuar i gjithë koncepti i arsimimit. ”Është futur në standardet perëndimore. Aktualisht po përdoren metoda moderne të drejtimit të trupave. Kjo është shoqëruar me krijimin e disa kabineteve të reja. Metodologjia e punës është sipas standardeve të ushtrisë amerikane”.

Qendra Stërvitore e Forcave Tokësore është rikonceptuar me klasa dhe kabinete që do t’i shërbejnë përgatitjes së oficerëve dhe nënoficerëve. Kabineti i xhenio-kimi dhe ai i taktikës është ringritur nga e para. Po ashtu, pritet shumë shpejt dhe ngritja e një kabineti të ri ku përgatiten trupat që do shërbejnë në OKB.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?