Rindërtohet skema sesi u ekzekutua shqiptari në Islandë
Është rindërtuar skema sesi u ekzekutua shqiptari në Islandë. 4 persona janë marrë të pandehur për vrasjen e Armando Beqirit, shqiptarit i cili u vra në derë të shtëpisë së tij në Reykjavík të Islandës, më 13 shkurt të këtij viti. Sipas mediave islandeze, çështja kaloi mëngjesin e kësaj të marte në gjykatë.
Një prej të pandehurve është shqiptari Angjelin Sterkaj, i cili e ka pranuar vrasjen. Mësohet se ai ka thënë para autoriteteve islandeze se ka vepruar i vetëm. Ndërsa 3 personat e tjerë i kanë mohuar akuzat.
Krimi tronditi mbarë shoqërinë në Islandë, shkruajnë mediat vendase, pasi kishte të gjitha karakteristikat e një ekzekutimi mafioz në një prej lagjet më të qeta të Reykjavík dhe nxiti debate për krimin dhe përplasjet për pushtet mes bandave që kontrollojnë drogën.
Sipas akuzës, vrasja ndodhi në këtë mënyrë. Një prej të akuzuarve i tregoi 20-vjeçares dy makinat në pronësi të Armandos, dhe i kërkoi që të raportonte tek ai në Messenger për çdo lëvizje të mjeteve.
KOHA JONË SONDAZH

