Rindizen transmetimet analoge, kreu i AMA-s: Kemi pasur kërkesa rekord!
AMA shtyn me 4 muaj kohë fikjen e transmetimeve analoge. U shty për datën 15 janar 2019
“Ne mendojmë që gjëja më e mirë është të shtyhet ky proces. Nuk ka të humbur nga ky proçes: Qytetarët që kanë blerë dekoderët mund të shikojnë më shumë kanale dhe qytetarët që nuk i kanë blerë, do kenë më shumë kohë për të blerë dekoderat.
Kjo nuk do të thotë rindezje e transmetive dixhitale të paautorizuara, do të thotë rindezje e transmetimeve analoge të liccensuara nga Autoriteti i Mediave”, deklaroi Sala, kreu i AMA-s.
AMA deklaron se do të rindizen sërish transmetimet analoge dhe se sinjali analog i transmetimit do të fiket më 15 janar 2019.
KOHA JONË SONDAZH

