Rinia në protestë, Spahiu: Dhuna, policia me skenar për të prishur revoltën

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka folur për protestat që po mbahen në të gjithë Shqipërinë. Spahiu tha se ishte vetë i pranishëm në disa prej tyre, ndërsa shtoi se kjo nxitje e dhunës u bë me skenar dhe në mënyrë të qëllimshme nga policia, në mënyrë që protesta të mos ishte me paqësore e nisur nga të rinj që nuk kishin lidhje me politikën.

”Natën e parë të protestës deri kur nuk kishte prezencë të policisë, protesta ishte e qetë dhe shumica e të rinjve aty ishte apolitikë. Kur fillon strategjia policeske për t’i shpërndarë dhe situata agravoi dhe ndryshoi. Unë nuk jam organizatori dhe as nuk jam pjesë e gjuajtjes me gurë dhe thyerjes së xhamave, por duhet thënë se këto janë gjëra normale dhe ndodhin kudo në botë. Por protestat kanë gjënë korrekte dhe në masën e duhur të reagimit të të rinjve. Sjellja e policisë ishte e skenarizuar dhe mënyra e sjelljes në natën e parë ishte në mënyrë që të acarohej dhe protesta të mos ishte më paqësore. Unë e kam quajtur skenar mënyrën e sjelljes së policisë dhe të qëllimshme”, tha Spahiu për ”Report Tv”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?