Rinia shqiptare me sytë nga Europa, studentët përgatiten për punësim

Ikja e të rinjëve në vendet e BE-së, vazhdon të jetë një fenomen i përhapur në Shqipëri, po mbyllja e kufijve për shkak të Covid-19, ka ngadalësuar procesin e largimit të tyre dhe sigurimin e kontratave të punës. Vetë studentët rendisin arsyet pse preferojnë punësimin në një tjetër shtet.

”Kategoria e parë: Shkenca, Inxhinieri dhe Matematikë dhe e dyta janë degët e mjekësisë. Tek kategoria e parë do veçoja inxhinieritë mekanike, elektronike, e ndërtimit, informatika, që është shumë e kërkuar, më pas vjen ekonomia, dhe po ashtu degët e mjekësisë, veçanërisht infermieria”,-thotë një studente e cila synon Gjermaninë.

Sipas të dhënave, gjatë dekadës së fundit, kërkesa e studentëve shqiptarë për t’u integruar në tregun e huaj të punës, ka ardhur në rritje. Italia, Gjermania, Austria, Spanja dhe Zvicra janë kryesisht vendet e Evropës të cilat ofrojnë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?