Rinis mësimi, por nxënës e prindër kanë ende ankesa. Pedagogët rezerva për mësimin online

Pas pushimeve të zgjatura dimërore, të hënën rinisi mësimi për shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme, kurse për studentët mësimi do të vijojë të jetë online, jo fizikisht në Universitete. Procesi ka vijuar i alternuar mes prezencës fizike dhe në distancë, për të gjitha klasat e tjera përveç atyre të fillores dhe maturës. Disa nxënës, që janë pjesë e mësimit të kombinuar, shprehen se preferojnë të jenë vetëm prezentë në klasë dhe jo online.

”Do doja të bëja mësimin vetëm në shkollë, në klasë se e kemi më të thjeshtë për ta zhvilluar mësimin sesa online. Kur jemi në klasë me mësuesen dhe nxënësit e tjerë, e kuptojmë më mirë mësimin”,-thanë disa nxënës. Nga ana tjetër, edhe pse frika e infektimit nga Covid-19 është e pranishme, prindërit duan mësimin në bankat e shkollës për fëmijët e tyre.

Edhe në Universitete prej disa ditësh ka nisur mësimi online. Pedagogët shprehen se zhvillimi i procesit nëpërmjet një ekrani ka disa mangësi. Sipas tyre, provimet virtuale nuk do të ishin matës realë të dijeve të përftuara nga studentët. Mësimi i alternuar në shkolla dhe ai online në universitete, do të vazhdojnë deri në një afat të pacaktuar, në varësi të ecurisë së pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?