Rinis në orën 18:00, shtyhet mbajtja e seancës për Berishën në GJKKO

Ish-kryeministri Sali Berisha në cilësimin e të akuzuarit nga SPAK pritej të paraqitej në  seancën e GJKKO, i cili përfaqësohet nga avokati i tij Genc Gjokutaj.

Në seancën e sotme, Berisha nuk u paraqit fizikisht, ndërkohë në një konferencë për mediat me gazetarët u shpreh se do shkojë në SPAK, kur të hiqet masa anti-kushtetuese ndaj tij, “detyrim paraqitje”.

Seanca pritet të rinisë në orën 18:00.

Berisha akuzohet nga SPAK se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin.

SPAK pretendon se Berisha, në cilësinë e tij si Kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi.

 

 

SHKARKO APP