Rinis numërimi në KZAZ 30 te shkolla “1 Maji”, pas incidentit të mbrëmshëm

Ka rifilluar numërimi në KZAZ 30 e vendosur në shkollën 9-vjeçare “1 Maji” në kryeqytet ku mbrëmjen e kaluar pati një përplasje fizike dhe policia shoqëroi 8 persona. Raportohet se janë numëruar deri në orën 2:30 të mëngjesit 55 kuti.

Të 6 grupet e numërimit janë ulur në vendet e tyre dhe kanë nisur numërimin. Janë 6 kuti në proces që i përkasin Zallherrit. Pasi të përfundojë kjo njësi, pritet të fillojë Farka, një zonë që kontrollohet nga zonja Mimi Kodheli e cila shpreson të thyejë herësin duke marrë vota personale.

Deri tani PS ka 11877 vota, PD 6797 vota, LSI ka rreth 1 mijë vota dhe PSD ka grumbulluar 680 vota.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?