Rinis procesi, qytetarët marrin dozën e dytë të vaksinës kineze
Në Vlorë, Korçë dhe Pogradec pas disa ditëve mungesë, këtë të mërkurë ka rifilluar edhe procesi i vaksinimit me vaksinën kineze Sinovac. Epidemiologu Agron Bashllari, thotë se në fokus tani është vaksinimi i punonjësve të operatorëve turistikë edhe me vaksinën ruse.
”Aktualisht po punojmë me vaksinën ruse, veçanërisht në shkollën “Naim Frashëri”, ku fokusi është kontingjenti i operatorëve turistik”, thotë epidemiologu nga Vlora.
Vaksinimi po vijon dhe po ashtu është shënuar një rënie drastike e rasteve të reja, ku ka qytete që prej disa ditësh nuk kanë shënuar asnjë rast të personave të infektuar me Covid-19.