Rinisin reshjet e dëborës. Vijojnë të jenë të bllokuara disa fshatra në Kukës dhe Shkodër

Në veri dhe verilindje të vendit reshjet e dëborës kanë rinisur, ku situata vijon të jetë problematike në disa fshatra dhe  ku reshjet kanë qenë prezente  gjatë orëve te mbrëmjes të hënën.

Ndërkohë, ditën e sotme priten reshje mesatare në të gjithë vendin , kryesisht në formë dëbore,në zonat malore të Verilindjes të cilat do të zbresin deri në 300m lartësi , në qarqet Shkodër dhe Kukës. Reshje pritet të ketë edhe në jug ,kryesisht në Vlorë dhe Gjirokastër me intensitet mesatar.

Sa i përket temperaturate minimale dhe maksimale të ajrit ata pritet të arrijnë 7 deri në në 13 gradë celsius, në zonat bregdetare dhe në vendet e ulëta 5 deri në 13 °celsius, ndërsa  në vendet malore ato priten të jenë më të  ulëta duke lëvizur nga 6  deri në -2 °C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu sipas  Institutit të Gjeoshkencave dhe Mjedisit (IGJEUM) bëhet me dije se era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në jug të vendit dhe në zonat malore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?