Rinisja e shkollës, Rama: Mësim me distancë në klasa, edhe online

Kryeministri Edi Rama thotë se distancimi social do të vijojë deri në momentin që të gjendet vaksina, ndaj dhe rifillimi i shkollës do të jetë nën këto kushte. Paçka se Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se në fund të prillit do të vendoset për fatin e Vitit Shkollor, është tashmë e ditur se nuk do të ketë shtyrje dhe se distanca do të jetë element kyç.

“Një element i rëndësishëm që sjell situata e re e krijuar që nuk do të mbarojë shpejt është edhe procesi i hapjes do të jetë i distancimit social dhe duhet me futur elementin e kapacitetit dixhital për të pasur një kombinim mes mësimit në klasë dhe atij online deri kur mortja të ketë marrë fund me vaksinën të kemi turne të javës, me një pjesë që vjen në klasë dhe një pjesë që vijon nga shtëpia. Të pajisim me kapacitet komunikimin shkollat dhe fëmijët. Kjo duhet mbajtur parasysh”.

Këtë të premte u prishen 5 objekte arsimore në zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas qeverisë brenda semestrit të dytë të vitit të ri shkollor që pritet të nisë në shtator, nxënësit do të kenë mundësi të shkojnë në godinat e reja të rindërtuara. Për shkak të Covid-19, shkollat vijojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe ende nuk ka një vendim nga ana e qeverisë se kur të do të hapen.

Shkollat e shembura që do të rindërtohen

Tiranë – Shkolla e Mesme “Sami Frashëri”

Vorë – Shkolla 9-vjeçare “Ramazan Subashi”

Krujë – Shkolla 9-vjeçare “Sherif Dervishi”

Shijak – Shkolla “16 Shtatori”

Kavajë – Shkolla “Charles Telford”

SHKARKO APP